Ndërron jetë Charles Aznavour, “Frank Sinatra” francez

Tuesday, 02 October 2018 10:43

Këngëtari i famshëm francez Charles Aznavour ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare. Kantautori, i cili një muaj më parë kishte përfunduar një turne në Japoni, ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Alpilles (Francë). Aznavour, emri i vërtetë i të cilit ishte Shahnour Varinag Aznavourian, lindi në Paris nga prindër armenë. Ai ka shitur më shumë se 100 milionë disqe në 80 shtete të ndryshme. Shpesh thirrej Frank Sinatra francez.

Presidenti francez, Emmanuel Macron e nderoi artistin e madh me anë të një postimi në Twitter ku lexohej: “Francez krenar, i lidhur me rrënjët e tij armene, i njohur në të gjithë botën, Charles Aznavour shoqëroi 3 breza në gëzime dhe dhimbje. Kryeveprat e tij, toni i tij, brilanca e tij unike do të jetojnë gjatë”.

Ai ka kompozuar më shumë se 1 400 ka xhiruar mbi 60 filma.  Me rastin e vdekjes së tij, gazeta Le Monde sot shkruan se Charles Aznavour, ishte Franca.  Me origjinë nga Armenia, ai kurrë s’i harroi rrënjët e veta dhe zë i fuqishëm i këtij edhe para pavarësimit nga Bashkimi Sovjetik. Aznavour cilësohet po ashtu si francez i madh pasi karrierën e zhvilloi kryesisht në këtë vend.

Edhe pse ishte aktor, ai nuk pushoi kurrë së qeni këngëtar.

Jam i interesuar për të gjitha stilet e muzikës. Jam krenar që disa sosh jam i pari që i kam bërë në Francë. Për këtë arsye kam pasur sukses në Magreb, te hebrenjtë e të rusët” kishte thënë ai me një rast.

Video

Artikuj të ngjashëm

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...