Komedia shqiptare “Makaronat e shejtanit”, premierë në Metropol

Tuesday, 02 October 2018 10:47

“Makaronat e shejtanit” vepër e autorit Lazër Lumezi vjen premierë për publikun në skenën e Teatrit Metropol me regji nga Rexhina Mollaymeri.  Rolet në vepër luhen nga aktorët Margent Çaushi, Erion Hodo, Aleksandër Mitrollari, Xhuliano Brisku, Artan Skënderasi.

Komedia  “Makaronat e Shejtanit” bën fjalë për një shtëpizë në fshat, ku i zoti Nikollë Pepa është dorështrënguar me shërbyesit. Atëherë ata bashkë me fqinjin e tyre, kur zotëria nuk ndodhet aty, përgatisin një vakt të mirë, e të bollshëm fshehurazi tij. Nikollë Pepa zbulon të vërtetën falë Zabitit, një mik i rastësishëm,dhe kështu ndëshkohen fajtorët.

Vepra vjen premierë më 4 tetor por gjithashtu “Makaronat e shejtanit” do të jetë në skenë dhe më datë 11 tetor gjithashtu dhe si pjesë e festivalit teatror “Metrofest”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...