“Nadar”, ekspozita e mjeshtrit francez tërheq publikun shkodran

E Enjte, 11 October 2018 16:36

Ekspozita fotografike “Nadar-n Mes rregullave dhe tekave” e mjeshtrit të fotografisë franceze Nadar e kuruar nga Michel Poivert, solli në Shkodër studion fotografike më prestigjioze e Francës të fund shekullit XIX dhe fillim shekullit XX. Ekspozita ka ngjallur interes të madh tek qytetarët shkodranë, të cilët e kanë vizituar atë që në momentin zyrtar të hapjes dhe në vazhdim. Në çeljen e ekspozitës ishte e pranishme edhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, kryetarja e bashkisë, Voltana Ademi, njerëz të njohur të artit në Shkodër, artdashës, etj. Ekspozita erdhi në Muzeun Marubi me një përzgjedhje unike imazhesh nga atelieri Nadar, që na tregon se si portreti klasik i “burrave të mëdhenj” të shekullit XIX, i shpikur nga Félix, i la vend suksesit të fotografisë së aktorëve të teatrit të fotografuar nga i biri Paul në fillim të shekullit XX.  Kjo ekspozitë u çel si një bashkëpunim me Muzeun e Fotografisë Jeu de Paume në Paris, Médiathèque de l’architecture et du patrimoine, Ministrinë e Kulturës të Shqipërisë dhe Francës me mbështetjen e Ambasadës së Francës në Tiranë dhe Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”.

Login to post comments