Konferenca Ndërkombëtare Albanologjike erdhi sot për studiuesit dhe të pranishmit e interesuar mbi historinë dhe fakte mbi epokën e heroit tonë kombëtar Skënderbeu nga këndvështrimi i arkivistit të Kurorës së Aragonës në Spanjë, Alberto Torra Perez si një figurë shumë e rëndësishme dhe në kontekstin e politikës së Aragonës së viteve 1400.
Në një prononcim për Agjencinë Telegrafike Shqiptare arkivisti i Kurorës së Aragonës në Spanjë, Alberto Torra Perez u shpreh se, “ligjërata ime ka të bëj marrëdhëniet midis mbretit të Aragonës Alfonso V dhe jo vetëm për Shqipërinë e Skënderbeut, por për të gjithë politikën Lindore. Gjithashtu do flas për dokumentet që kemi dhe çfarë përmbajnë ato, si dhe për tipet e dokumenteve që kemi në arkiv”.
”Dokumentet e arkivit janë dokumentet e mbretit të Aragonës që i dërgoi tek Skënderbeu dhe princërit e tjerë të momentit. Këto dokumente janë të ndryshme, janë dokumente direkte për Skënderbeun, por edhe urdhra të mbretit për të dërguarin e tij në Shqipëri, ose këshillat e mbretit tek ambasadorët e mbretit Alfonso në vendet e tjera”, tha Perez.
Ai shtoi se, “Skënderbeu është një figurë shumë e rëndësishme dhe në kontekstin e politikës së Aragonës së viteve 1400. Skënderbeu ishte shumë i zoti të ndërhynte tek turqit, por edhe mënyra e Alfonsos për të pasur një pikë mbështetje në Europën Lindore”.
“Dokumentet mbi Skënderbeun janë të njohura për studiuesit, pasi janë dokumente të publikuara disa vite më parë. Ka dhe dokumente të tjera që nuk janë publikuar më parë, ku Skënderbeu del si një figurë e rëndësishme, ndoshta më e rëndësishmja, kjo pasi ai bëri një aleancë me mbretin Alfonso. Ka patur dhe akorde të tjera me mbretër të tjerë, por aleanca e Skënderbeut ishte shumë efektive”, përfundoi arkivisti spanjoll Alberto Torra Perez.
Konferenca Ndërkombëtare e Albanologjisë, kushtuar heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ka çelur seksionin e dytë të saj, që do të vazhdojë deri më 26 tetor për t’i lënë më pas vendin seksionit të tretë dhe të fundit.
Viti mbarëkombëtar i Skënderbeut do të mbyllet me samitin e madh të diasporës, kur do jetë dhe seksioni i tretë i Konferencës së Albanologjisë.