“Ditari i një trupi”, romani më i ri i përkthyer nga Edmond Tupja

Diel, 14 October 2018 18:16

“Ditari i një trupi” është romani më i ri nga autori francez Daniel Pennac, që përkthehet në shqip nga prof. Edmond Tupja. Romani nuk është i zakonshëm, por trajtën e një ditari ku rrëfimtari tregon për të papriturat që na përball trupi ynë.

“Ditari i një trupi” i shkruar nga autori i famshëm francez Daniel Pennac është romani më i ri i përkthyer në shqip nga profesor Edmond Tupja.

Romani merr trajtën e një ditari që regjistron të gjitha të papriturat që na nxjerr trupi ynë gjatë jetës. “Ditari i një trupi” është procesi nëpër të cilin kalojmë të gjithë. Një proces që zgjat sa vet jeta, ku mendja pajtohet me trupin.

Profesor Edmond Tupja e quan romanin një rrugëtim gjenial përmes sekreteve më të thella të njeriut.

Edmond Tupja: I prek të gjitha fushat e jetës dhe niset nga trupi. Trupi dhe mendja janë bashkë. Proverbi i vjetër latin thotë "mendja e shëndoshë në trup të shëndoshë". Këtë do të provojë ai. Është libër shumë interesant, ka gjera konkrete, analiza mjekësore. Hera e parë kur bën dashuri, çfarë i ndodh?! Pastaj kur shkon në një konferencë ndërkombëtare çfarë i ndodh atje, kur del para publikut. Qëndrimi para vdekjes, qëndrimi kur fillon dhe plaket, qëndrimi ndaj dashurisë, homoseksualitetit.

Daniel Pennac është një autor shumë i njohur i cili ka shkruar 31 vepra në të gjitha gjinitë letrare. “Ditari i një trupi” është libri i tij i tretë që përkthehet në shqip pas romanit “Parajsa e gogolëve” dhe veprës së tij më të arrirë, “Si një roman”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...