Në këtë shfaqje me rolet e tyre luajnë aktorët: Suela Bako, Romir Zalla e Anila Muçaj.
Më 18 tetor, në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” do të prezantohet premierë shfaqja “Tri gra dhe Misugi”, e cila është një dramatizim nga novela e famshme “Çiftja” e shkrimtarit japonez Yasushi Inoue. Në thelb të dramës, janë tri letra dërguar Misugit, një burri, që gjendet në mes të një trekëndëshi tragjik dashurie. E vendosur në kontekstin e ditëve të sotme, me tre personazhe: aktorja, regjisori dhe asistentja, pjesa zbërthehet me të njëjtën strukturë të shtresëzuar dhe me ngjyrimin dhe shijen e Orientit të largët. Me mbeshtetjen e Ministrisë së Kultures, Bashkisë Tiranë, Teatrit Eksperimental Kujtim Spahivogli, Tess Albania, vepra vjen në Teatrin Eksperimental Kujtim Spahivogli, perkthyer nga Anxhela Çikopano, dramatizuar nga Anxhela Çikopano e Suela Bako. Në këtë shfaqje me rolet e tyre luajnë aktorët: Suela Bako, Romir Zalla e Anila Muçaj.