100 vjet pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore në Teatrin e Metropolit vjen shfaqja teatrore “Dogfall”. Kjo shfaqje për nxënësit dhe studentët e organizuar nga Ambasada gjermane në Tiranë në datat 16 dhe 17 Tetor sjell reflektimin mbi luftën dhe paqen, përballjen me të shkuarën dhe historinë, njohjen e fqinjëve, çështjet e pajtimit dhe formësimit të një të ardhmeje të përbashkët, të cilat janë disa nga sfidat kryesore të Ballkanit Perëndimor dhe të Shqipërisë.
Shfaqja teatrore Dogfall e vënë në skenë nga regjizori Stefan Çapaliku, vepër e autorit australian Caleb Lewis, do t’i tematizojë këto tema në mënyrë krijuese gjatë një turneu nëpër Shqipëri me të rinj dhe të reja shqiptare, duke krijuar hapësira për reflektim. Pas shfaqjes për nxënësit dhe studentët vijon një diskutim me regjisorin, aktorët, përfaqësuesit e Ambasadës Gjermane dhe Franceze si dhe RYCO-s.
Shfaqja sikurse diskutimi zhvillohen në gjuhën shqipe.
Shfaqje të tjera do të zhvillohen në:
- 23. Tetor, ora 18:00, Teatri “Aleksandër Moisiu”, Durrës
- 26. Tetor, ora 18:00, Teatri “Skampa”, Elbasan
- 29. Tetor, ora 15:00, Teatri “Migjeni”, Shkodër
- 10. Nëntor, ora 18:00, Teatri “Andon Zako Çajupi”, Korçë