Ansambli “Shota” nderohet me medaljen “Gjergj Kastrioti”

E mërkurë, 17 October 2018 17:02

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka pritur në një takim përfaqësues të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota”, të cilët edhe i ka nderuar me medaljen “Gjergj Kastrioti”, për kontributin e dhënë përgjatë shumë viteve.

“Emblema e folklorit të Kosovës, Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota”, për dekada me radhë ka shpalosur dhe promovuar thesarët më të çmuar kulturor të popullit tonë. Në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut, pata kënaqësinë e veçantë që sot ta nderoj këtë institucion identitar me medaljen ”Gjergj Kastrioti”, për kontributin e pashoq në ruajtjen e këngëve dhe valleve tradicionale, si dhe përfaqësimin dinjitoz të trashëgimisë dhe vlerave tona kulturore kudo në botë”, ka shkruar Haradinaj me këtë rast.

Login to post comments