Kitaristi i njohur Oli Herbert ka ndërruar jetë papritur në moshën 44 vjeçare.
Herbert ishte anëtar i grupit të njohur të rrokut “All That Remains”, të cilët kanë konfirmuar lajmin pak orë më parë.
“Ne u shkatërruam kur mësuam se Oli Herbert, miku ynë, kistaristi dhe themelues i All That Remains ka ndërruar jetë. Oli ishte një kitarist dhe shkrimtar tepër i talentuar i Rock dhe Metal. Ndikimi i tij në muzikë dhe në jetën tonë do të vazhdojë pafundësisht. Grupi dhe familja kërkojnë që ju të respektoni privatësinë e dhe ta kujtoni atë për muzikën e mirë që ka bërë”, ka shkruar grupi muzikorn në profilin zyrtar në Instagram.
Sakaq, shkaku i vdekjes së 44 vjeçarit nuk dihet ende.