Braziliani Ze Maria nuk arriti të kishte ndonjë sukses të madh te Tirana,ndaj dhe drejtuesit e larguan në mes të projektit për shkak se ai ishte shumë larg objektivave.
Por pavarësisht kësaj situate ai nuk i ka harruar bardheblutë, madje ai i ka shprehur dashurinë tifozëve të 24 herë kampionëve. Nëpërmjet një fotografie në rrjetin social ish-mbrojtësi i Interit ka falenderuar tifozët e Tiranës duke shtuar se do të jetë gjithmonë një fans i skuadrës bardheblu.
“Ishte nder i vërtetë të isha pjesë dhe të mbroja këto ngjyra për një periudhë kohe, dhe të shihja pasionin e vërtetë të këtyre tifozëve! Faleminderit shumë dhe forca Tirona! Unë gjithmonë do të jem tifoz i juaj”, shkruan Ze Maria.
Brazilian fitoi vetëm trofeun e Kategorisë së Parë me bardheblutë, por ky trofe nuk solli gëzim te tifozët, madje u cilësua si trofeu i turpit për shkak se klubi ra një kategori më poshtë për herë të parë në histori.