Maratona e artit dhe poezisë italiane udhëton në Berat

E Enjte, 25 October 2018 17:01

Në kuadër të javës së gjuhës dhe kulturës italiane në Kalanë e Beratit u zhvillua “Maratona e artit dhe poezisë Italiane 2018”. Në këtë aktivitet morën pjesë 14 shkollave dhe 142 nxënësve të cilët interpretuan pjesë nga autorë të ndryshëm në poezi, këngë dhe muzikë italiane. Aktiviteti u mundësua nga ambasada italiane në bashkëpunim me konsullatën italiane në Vlorë dhe me mbështetjen e DAR-Berat,QKMB dhe DRKK-Berat. Në përfundim të aktivitetit në praninë e veçantë të ambasadorit italian Alberto Cutillo dhe përfaqësuesve të pushtetit lokal në ambientet e muzeut Onufri u ndanë çertifikata vlerësuese për pjesëmarrësit, shkruan ata.

Login to post comments