Fansat e ”Beatles” të privuar nga pamjet historike të turneut japonez

Tuesday, 30 October 2018 17:07

Pamjet e turneut të ”Beatles”, të filmuara nga policia japoneze në vitin 1966 nuk do të bëhen publike, vendosi Gjykata Supreme e Tokios, duke zhgënjyer një numër të madh të fansave japonezë të katër djemve modernë. Forcat e rendit kishin regjistruar për arsye sigurie momente kyçe të turneut të vetëm të grupit legjendar britanik, në vitin 1966, në arkipelag. Fansat e zjarrtë të Nagoya-s (qendër) kërkojnë prej shumë kohësh që këto rreth 35 minuta xhirime të publikohen, por policia argumenton se kjo do të përbënte problem për të drejtën e autorit për transmetimin e pamjeve ku shfaqen persona të cilët kërkojnë të ruajnë anonimatin. Policia propozoi të bëjë publike një version ku fytyrat do të jenë të paqarta, gjë që nuk kënaq fansat të cilët kanë ndërmarrë procedura gjyqësore deri në shkallën më të lartë, por, më kot.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...