Sfida e Spartak Pecanit, romancë me moshën e tretë

E mërkurë, 31 October 2018 15:33

Edhe një tjetër film për moshën e tretë. Kohët e fundit janë shtuar prodhimet kinematografike për këtë moshë, si duket kjo vjen edhe nga vetë plakja e regjisorëve. Pas Saimir Kumbaros “Ne dhe Lenini”, Edmon Topit, Ylljet Aliçkajt e ndonjë tjetri, edhe Spartak Pecani i ritkhehet kësaj teme, që ka si protagonistë po ata aktorë. Pa e paragjykuar,  thuhet në një njoftim të QKK se xhirimet e filmit ”Bolero në vilën e pleqve”,  skenari i të cilit është me motivet e veprës së Fatos Kongolit me të njëjtin titull, Kanë përfunduar.  Në këtë film luajnë aktorët Robert Ndrenika Margarita Xhepa (janë edhe në filmat e tjerë me këtë temë) , Gentiana Ramadani, Afrim Muçaj, Olta Gixhari, Olta Daku,Ledjon Zoi etj.

Kamera Latif Hasolli ndërsa kostumografi është realizuar nga Gerta Oparaku. Regjinë e filmi ”Bolero në vilën e pleqve” e ka bërë Spartak Pecani, i cili për realizimin e skenarit ka bashkëpunuar edhe me Linda Fejzaj.

Në qendër të filmit një çift pleqsh që janë të detyruar të jetojnë të vetëm në fundjetën e tyre edhe pse kanë tre fëmijë.Biri i tyre u siguron një punëtore shtëpie, në dukje një vajzë e qetë dhe e përkushtuar ardhur nga s’dinë se ku, por vajza e pleqve që në impaktin e parë duket se nuk e pëlqen aspak mysafiren e re në shtëpinë e prindërve, kjo do të bëj që ajo të shkoj përtej pyetjeve të drejtpërdrejta, duke bërë që të zhbiroj mbi jetën e saj nga ku mëson se me kë ka të bëjë. Punëtorja që jeton në vilë ka një të kaluar të errët për mendimin e vajzës së pleqve, për më tepër edhe prirjet e saj janë në kundërshti me parimet dhe principet që ajo ka. Dhe nuk mbaron këtu.

Spartak Pecani është regjisor i shumë filmave, duke nisur nga fundi i viteve 70-të, me 40 vjet karrierë, ku ndër filmat e tij më të arrirë përmendim: 1977: Streha e re,

1980: Ne vinim nga lufta, 1981: Si gjithë të tjerët, 1983: Kohë e largët, 1984: Shirat e vjeshtës, 1985: Të mos heshtësh, 1986: Fjalë pa fund, 1988: Treni niset më shtatë pa pesë, 1990: Vetmi, 1995: Përdhunuesit, 2008: Sekretet, etj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...