Adele, më e pasura e artistëve anglezë nën 30 vjeç

Tuesday, 30 October 2018 17:10

Me gati 170 milionë euro, Adele mbanë edhe për vitin 2018, titullin e yllit më të pasur nën 30 vjeç në Mbretërinë e Bashkuar.

Këngëtarja e hitit “Hello” mban pozicionin e saj në krye të renditjes së hartuar nga revista “Heat” për të tretin vit radhazi. Ndërsa në vendin e dytë dhe te tretë renditen respektivisht Ed Sheeran dhe Daniel Radcliffe. Përkundër profilit të ulët të mbajtur që nga fundi i turneut botëror verën e kaluar dhe asnjë album të ri të publikuar, Adele ishte po aq e aftë të mblidhte paratë: në vitin 2017 ajo mblodhi mbi 10 milionë euro nga shitjet rekord, ndërsa nga turneu fitoi 47 milionë euro.Ed Sheeran është ngjitur në vendin e dytë nga vendi i tretë në vitin 2017. Këngëtari 27-vjeçar ka rritur pasurinë e tij nga 65 milionë euro në vitin 2017 në 105 milionë në sajë të fitimeve të larta nga albumi i tij i tretë (6 milionë kopje të shitura dhe të numëruara) dhe shitja e biletave për turneun e tij botëror, që i dhanë atij mbi dy milionë euro.

Daniel Radcliffe arrin në vendin e tretë për herë të parë, me një pasuri prej rreth 97 milion euro, shumica e të cilave janë mbledhur falë rolit të tij në sagën e “Harry Potter”. Ndërsa këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora renditet në vendin e 17-të.

Kjo është lista e plotë e artistëve më të pasur në Mbretërinë e Bashkuar;

1. Adele, 30,
2. Ed Sheeran, 27,
3. Daniel Radcliffe, 29,
4. Harry Styles, 24,
5. Emma Watson, 28,
6. Little Mix
7. Niall Horan, 25,
8. Louis Tomlinson, 26,
9. Liam Payne, 25,
10. Zayn Malik, 25,
11. Rupert Grint, 30,
12. Sam Smith, 26,
13. Aaron Taylor-Johnson, 28,
14. Cara Delevingne, 26,
15. Winston Marshall, 30,
16. Rita Ora, 27,
17. Jessie J, 30,
18. The xx
19. Jack Whitehall, 30,
20. Nicholas Hoult, 28.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...