Tre filma të Xhanfize Kekos, në Cinematek-ën e Kopenhagenit

Hënë, 05 November 2018 15:36

Nëntori 2018 do të shënojë një ngjarje të madhe për historinë e kinematografisë shqiptare. Instituti Danez i Filmit (Danish Film Institute) në bashkëpunim me kompaninë filmike SKA-NDAL dhe mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, ka programuar të prezantojë, ne Cinematekën e Kopenhagës regjisoren e mirënjohur shqiptare Xhanfise Keko përmes një triologjie. Ky tribut është i pari që i dedikohet një autori shqiptar me triologji të plotë në një prej tempujve të kinemase botërore, siç është Cinemateka e Kopenhagës. Kjo vëmendje nuk është e rastësishme por rezultat i një udhëtimi të suksesshëm që kjo autore ka arritur të ketë pesë vitet e fundit në cinemateka, festivale, programime dhe distribucione në platforma nga më të njohurat.

Filmi i cili do hapë triologjinë e Xhanfize Kekos më 7-të Nëntor do jetë filmi me suksesin më të madh ndërkombëtar “Tomka dhe shokët e tij”, i pasuar po atë mbrëmje nga projeksioni i një prej filmave më të dashur nga fëmijët “Mimoza llastica”, ndërsa më datë 9-të Nëntor do projektohet “Kur Xhirohej një film”, një ndër filmat më provokues për kohën kur u realizua.

Të tre filmat e regjisores Xhanfize Keko qe do të projektohen në Cinematekën e Kopenhagës, jane në formatin bashkëkohor DCP, realizuar ne Shqiperi, çka e bën të jetë risi për filmat tanë të prodhuar para viteve 90-të. Filmi “Tomka dhe shokët e tij” në sajë të punës së “Albania Film Project” është skanuar dhe restauruar nga Libraria e Kongresit Amerikan, ndërkohë që “Mimoza llastica” dhe “Kur xhirohej një film” në sajë të mbështetjes financiare të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë (Shqipëri) dhe Sëeescom (Zvicër) u skanuan në studiot Timeless Recordings-Shai Drori (Israel).

Xhanfize Keko është kineastja e parë shqiptare, që gjatë karrierës së saj 12 filmave për fëmijë me kryevepra si; Tomka dhe shokët e tij, Tinguj lufte, Partizani i vogël Velo, Mimoza Llastica, Beni ecën vetë, Një vonesë e vogël, Kur xhirohej një film, Taulanti kërkon një motër etj. Kupë në Festivalin e Parë për filmin “Beni ecën vetë” në 1976, po për këtë film medalje edhe në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit për Fëmijë dhe të Rinj në Xhifoni të Italisë.

Login to post comments