Kumbaro: Sharja ia vlejti, u fol më shumë për librin!...

Hënë, 05 November 2018 16:29

Çdo e keqe e ka një të mire. Edhe për Ministren e Kulturës Mirela Kumbaro, sharja e paska një të mire. Ajo është shprehur se “tollovia e ngritur në rrjetet sociale nga shprehja e saj për librat është e keqinterpretuar në përkthim”. Duke thënë se përkthimi i kësaj shprehje nga regjisori i njohur John Waters nuk ka qenë siç duhet, e duke vënë theksin tek rëndësia që ka përkthimi se si mund të humbasësh në përkthim, Kumbaro u shpreh se në fund të fundit kjo shprehje vlejti të flitej kaq shumë për librin brenda 24 orëve.

Ministrja e Kulturës i bëri këto komente në Universitetin Europian të Tiranës gjatë fjalës përshëndetëse në ceremoninë e lançimit të Bursave Kadare për humanitetet. Kumbaro u shpreh se leximi është një nevojë emergjente sidomos për shoqëritë në tranzicion.

Më pas ajo shkroi në rrjetet sociale fjalinë e mëposhtme: “Me keqardhje për të gjithë vorbullën e krijuar nga një citim origjinal të John Waters, i cili, siç ia arriti qëllimit kur e tha dhe bëri të flitej për librat, ia arriti përsëri edhe këtu, paçka se këtë herë keqkuptimet e keqinterpretimet ranë në “kurrizin” tim. I ftoj të gjithë të mirëkuptojnë qëllimin nxitës për të mos e braktisur librin e leximin, si edhe të mos bien pre e përkthimit të gabuar, të këtij teksi”.

Bashkë me këtë shprehje ajo ndau për fansat shkrimin me titull: “Rritja e rrethuar nga librat ka një efekt pozitiv të qëndrueshëm në trurin, thotë një studim i ri shkencor”.

 

 

Login to post comments