Kontratë 70 vite pas vdekjes, Ronaldo i shtang të gjithë

Premte, 09 November 2018 20:40

Publikimet më të fundit të gjermanes “Der Spiegel” në lidhje me kontratat e futbollistëve, kanë zbuluar edhe një detaj sa interesant, aq edhe të çuditshëm, nga të punësuarit personalë për llogari të Kristiano Ronaldos.

Portugezi dëshiron të ketë një jetë shumë private, dhe të gjithë ata që merren në punë për të, në momentin që firmosin kontratën, kanë edhe një klauzolë të çuditshme, ku për 70 vite pas vdekjes së tij, apo familjarit të tij të fundit, nuk duhet të flasin apo të tregojnë asgjë në lidhje se çfarë kanë parë brenda shtëpisë.

Login to post comments