Edhe ai që ishte njeriu i tij më i besuar, mjeku i tij, që i rrinte ditë natë te koka, edhe ai në fund i kërkoi që t’i linte në testament gjithë pasurinë, pas 1001 mashtrimesh për t’u dukur i besuar në sytë e të zotit, e duke sjellë vërdallë gjithë pretendentët e tjerë, lakmitarë të pasurisë së tij. Është kjo para që bëhet vlera e parë e përballë saj çdo vlere njerezore, edhe dinjiteti i njeriut zhbëhet. Një egoizëm i shfrenuar që shkel këdo që del përpara, duke i bërë te tjeret pre të keqtrajtimeve, epsheve, pabesive. Kështu ka qenë në Venecian e shek.17, vendin dhe kohën kur vendosen ngjarjet e komedisë “Volpone”, shkruar nga dramaturgu anglez, Ben Jonson, shfaqur mbrëmë me sukses në Teatrin Kombëtar Eksperimental në Tiranë nga trupa e teatrit Skampa, me regji të Adonis Filipit e aktorë kryesorë Helidon Fino, Ligoraq Riza, Muharrem Hoxha etj.
Por sa më të mirë a më të keq apo te pandryshuar jemi sot, 4 shekuj pas kohës kur Ben Jonson shkroi komedinë “Volpone”?