Butrinti mes propozimeve në kuadër të Programit Interreg “Balkan-Mediterranean 2014-2020”

E Enjte, 15 November 2018 15:35

 Në kuadër të Programit Interreg “Balkan-Mediterranean 2014-2020”, përfaqësues të Institutit të Monumenteve të Kulturës, morën pjesë në takimin teknik me partnerë të projekt propozimit MoNa “Monuments in Nature: A Creative Co-existence”. Takimi teknik u drejtua nga partneri lider i projektit “Qendra Europiane për monumentet bizantine dhe post-bizantine, Selanik” dhe në të morën pjesë partnerë të tjerë nga Greqia, Bullgaria dhe Qipro. Takimi u vijua me një konsultim teknik pranë Autoritetit Menaxhues të Programit. Instituti i Monumenteve të Kulturës ka propozuar si rast studimor qytetin antik të Butrintit, pasuri botërore. Projekti është parashikuar të nisë zbatimin gjatë vitit 2019 dhe të vijojë për një periudhë 2-vjeçare.

takim-5.jpg

Login to post comments