Restaurohet Muzeu Etnografik në Kavajë

E Enjte, 15 November 2018 16:14

Muzeu Etnografik në Kavajë përmban shumë vlera autentike si veshje popullore dhe objekte të tjera qysh nga periudha Ilire, 1400-1600 mesjeta e hershme, 1831-1912 të rilindjes, 1912-1939 të pavarësisë, 1945-1990 të socializmit. Muzeu është shpallur monument i kategorisë së I dhe është mbresëlënës për tu vizituar. Ka nisur puna për hartimin e projektit të restaurimit të Muzeut Etnografik në Kavajë. Specialistët dhe restauratorë të DRKK Durrës, po kryejnë fillimisht punime mirëmbajtje në disa nga objektet të cilët janë të ekspozuara në oborrin e monumentit. Muzeu është një nga ndërtesat më karakteristike të qytetit. Kjo banesë i përket ndërtimit të banesave me cardak. Në qendër të saj janë vendosur 2 shtëpitë e zjarrit, anash saj 2 dhoma të tjera, kurse në ballinën e tyre përgjatë këtyre ambienteve shtrihet hajati. Tavanet e kësaj ndërtese janë punuar me dekor kurse dritaret në dy ambientet anësore kanë rrjetë druri, telajo xhamash dhe kapakë druri. Është e ndërtuar në fillimet e shek XVIII dhe fundit XIX prej familjes së Arkaxhijeve, kryesisht me tulla, dru mure prej qerpici dhe gurë . Ky muze përmban më shumë se tetëqind objekte të rëndësishme dhe me vlera të radha të trashëgimisë etnografike. Një pjesë e këtyre objekteve datojnë që nga periudha Ilire, periudha e mesjetës së hershme, periudha e mesjetës së vonshme, periudha e pavarësisë, periudha e socializmit e më tej. Muzeu tërheq vizitorë të shumtë vendas dhe të huaj.

Login to post comments