Ikonat shqiptare ekspozohen në selinë e UNESCO-s, Paris

Hënë, 19 November 2018 16:24

Ekspozita “Një dritare në trashëgiminë kulturore” hapet sot në selinë e UNESCO-s në Paris.

Në këtë ekspozitë do paraqiten ikona të cilat janë vlerë e trashëgimisë tonë dhe kjo është një ngjarje jo vetëm për vendin, por dhe për organizatën ndërkombëtare të UNESCOS-s

Ministria e Kulturës, Mirela Kumbaro shprehet se, ”Shqipëria në 60 vjetorin e anëtarësimit të saj në UNESCO shpalos sot një nga vlerat e saj të rralla, një udhëtim fantastik në artin bizantin e postbizantin, me elegancën historike mes orientit dhe oksidentit”.

Shqipëria pas 60 vjetësh të anëtarësimit në UNESCO nuk është më thjesht pjesëmarrëse por kontribues në ruajtjen e trashëgimisë botërore

Login to post comments