Me rastin e 74-vjetorit të themelimit, biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, organizon ceremoni festive “Dita e Bibliotekës”, shkruan KultPlus.
Kjo ceremoni vjen më 23 nëntor me fillim nga ora 11:00, ndërsa në po te njëjtën ditë në hollin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, me rastin e 50-vjetorit të Demonstratave të Vitit 1968, BKK me Shoqatën e të Burgosurve Politik të Kosovës organizojnë ekspozitë.
Ekspozita me fotografi me titull “Kujtesa e Kosovës: Demonstratat shqiptare ‘68”, hapet me 23 nëntor në orën 11:00.