Në kinemanë “Kadri Roshi” u organizua sot në Kuçovë aktiviteti kinematografik “7 Netët e kinemasë Europiane”. E ftuara speciale ishte artistja e skenës dhe ekranit shqiptar Silvana Braçe e cila përcolli fjalë emocionuese me këtë rast në hapjen e këtij aktiviteti artistik.
I pranishëm ishte dhe kryetari i bashkisë Selfo Kapllani i cili mes fjalëve përshëndetëse ftoi të gjithë qytetarët të jenë të mirëpritur në këtë “folezë” kaq me vlera artistike për qytetin e Kuçovës e jo vetëm…
Ky aktivitet do të mbyllet në datën 29 nëntor me filmin e ri shqiptar “Delegacioni”, i cili rrëmbeu çmimin në festivalin e Varshavës si filmi më i mirë.