Drama “At Sergi”, pas Tiranës në skenën e Prishtinës

E Enjte, 29 November 2018 12:48

Drama “At Sergi” mbrëmë shënoi premierën në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Vepra e shkruar nga Tolstoi me regji nga Fatos Berisha është shfaqur më parë për publikun në Teatrin Eksperimental dhe te “arTurbina”. Ndërsa mbrëmjen e së mërkurës ishte publiku në Prishtinë për të parë veprën në teatër. Producente Kozeta Kurti dhe regjia nga Fatos Berisha, e përshtati për skenën Shpëtim Selmani. Në vepër interpretojnë aktorët Igli Zarka, Rovena Lule, Lulzim Zeqja, Egla Ceno, Besmir Bitraku, Julinda Emiri, Valmir Krasniqi, Arta Lahu, instrumentist Denis Hima. Më herët regjisori Fatos Berisha ka treguar se për veprën është punuar shumë.

“Që në fillim e kam ditur, që është i vështirë një klasik i tillë si Tolstoy për ta vënë në skenë. Me sa di unë kjo novelë nuk është vënë në skenat e Ballkanit si shfaqje teatrore. Kështu filloi rrugëtimi me shfaqjen. Unë propozova, që kjo vepër të dramatizohet për në skenë nga një autor nga Kosova, Shpëtim Selmani, me të cilin kam bashkëpunuar dhe për të tjera projekte. E dija që ai mund ta bënte këtë, sepse besoja në estetikën e tij dhe aftësitë e tij. Është punuar shumë për të ardhur te një tekst, që për mua ishte mjaftueshëm i mirë për të filluar punën më pas me aktorët e veprës”, pohon regjisori Fatos Berisha. Historia e ushtarakut të karrierës Stefan Kazatski, i cili pasi përballet me tradhtinë e gruas së jetës dhe mikut të shtrenjtë, vendos të heqë dorë nga bota dhe bukuritë e saj, duke u bërë murg. Lufta e vazhdueshme me veten dhe betimin ndaj Zotit, dyshimi dhe epshi ndryshojnë edhe një herë rrjedhën e Kazatskit të shndërruar tashmë në At Sergi. “At Sergi” është një novelë e realizuar në vitin 1890 dhe e publikuar në 1898. Në 1917, regjisori rus Jakov Protazanov realizoi një film pa zë mbi këtë novelë. Novela flet për princin Stefan Kasatzki. Ai ishte një ushtarak me karrierë të suksesshme, që zbulon tradhtinë e të fejuarës së vet pak para se të martohet. I shqetësuar dhe në mëdyshje, ai tërhiqet në ushtrinë e ortodoksisë ruse duke u bërë një murg. Shumë vite poshtërimi dhe dyshimi pasuan dhe ai tashmë qe një heremit që bën mrekulli para fshatarëve. Çaste provokimesh vënë në provë besimin e tij dhe situata të pafat të provokimit femëror e çojnë në dështim.  

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...