92-vjeçari Koço Qëndro me rolin e Harpagonit, si para 40 vitesh

E Enjte, 29 November 2018 12:44

Komedia “Kopraci” vepër e Molierit me regji nga Dhimitër Orgocka vjen premierë për publikun mbrëmjen e datës 1 dhjetor në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi” në qytetin e Korçës. Vepra e Molierit sjell në role aktorë të trupës së Korçës, por rikthen me rolin e Harpagonit dhe aktorin e njohur Koço Qëndro, që ngjitet me këtë personazh në skenë në moshën 92 vjeçare. Një nga momentet më emocionuese është pohuar pjesëmarrja e aktorit të njohur në këtë komedi, për të cilën prej disa kohësh po punohet në teatër. Regjisori Dhimitër Orgocka tregon se personazhin e Harpagonit ia ka besuar dekada më parë po aktorit Koço Qëndro, që e rikthen sërish në skenë. “Unë këtë vepër të Molierit e kam vënë në skenë para më shumë se 40 vitesh dhe më pas sërish pas gati 30 vitesh, por e risjell dhe tani në teatër. Komedinë e Molierit në skenë tani po me të njëjtin aktor Koço Qëndro si më parë”, tregon regjisori Orgocka. Në rolet e tjera në vepër përmendim dhe Blend Arifi, Ilda Pepa, Mateus Frroku, Zamira Kitën, Blera Belliu, Refik Xhinaku, Syrja Meçe, Lazarela Deti, Valentino Hamati dhe Antonio Tole. Për pjesëmarrjen e aktorit 92 vjeçar në komedi aktori Viktor Zhusti shkruan se është diçka e jashtëzakonshme. “I jashtëzakonshëm! Njoftim që të lë pa gojë! Çfarë shpirti, energjie, zjarri, duhet të fshehi ky aktor që, edhe pse 92 vjeçar, na bën të skuqemi neve, kapriçozeve, sedërlinjve, egoistëve, “vipave”, “kolosëve”, “gjigandëve”, që matemi veç me hijen e mëngjesit, specialistë për vërejtje ndaj gjithçkaje, me pushkën gati dhe gishtin në këmbëz, ndaj gjithkujt... dhe përse o Zot?! Zoti Koço Qëndro! Nuk ju njoh personalisht, por me ndrojtje e respekt pëshpëris: “jam kolegu juaj” ! Ju përulem! Që të mos buzëqeshni, nëse do përdorja shabllonin: “suksese të mëtejshme në karrierën Tuaj”, pa ndroje dhe me gjithë shpirt, ju uroj shëndet!”, shkruan në statusin e tij aktori Zhusti. Muzika në vepër është nga Adrian Jorgji dhe kostumografia nga Bardhi Pojani.

Një ngjarje e veçantë artistike, një nga komeditë më të bukura të Molierit  vjen këto ditë për publikun në qytetin e Korçës. Vetë teatri vlerëson pjesëmarrjen e aktorit 92 vjeçar në shfaqje. “Harpagoni 92 vjeçar i Koço Qëndros me po të njëjtin vitalitet e profesionalizëm! Trupa e teatrit të Korçës në proces për të sjellë një nga komeditë më të bukura të Molierit. Regjisor Dhimitër Orgocka (Mjeshtër i Madh), premierë 1 dhjetor në skenën e teatrit të Korçës”, bën me dije institucioni. Në komedinë "Kopraci" Molieri demaskon me forcë të madhe fuqinë shkatërruese të parasë dhe godet koprracinë, që ishte tipar karakteristik i borgjezisë në zhvillim. Ai e dënon si një ves të ulët me pasoja shumë negative. Harpagoni koprrac e fajdexhi jeton nën ethen e parave. Ai ka humbur dinjitetin e ndjenjat prindërore dhe dashurinë e fëmijëve. Këta të fundit, jo vetëm që s'e duan më, por edhe e urrejnë. Harpagoni mbetet një nga figurat më negativë, antipatikë e njëkohësisht qesharake që ka krijuar pena e Molierit. Aktori Koço Qëndro në fillim të viteve 1960 zgjidhet si një ndër aktorët themelues që krijuan trupën e Estradës Profesioniste të Korçës. Që nga krijimi i saj e derisa doli në pension, në mbi 120 premiera realizoi një mori figurash me nivel të lartë artistik, duke luajtur në llojet e shkurtra të teatrit të varietesë, si skeçe, pantomime, dialogë, monologë, parodi e kuplete. Harpagonin te komedia “Kopraci” e Molierit, regjisor Dhimitër Orgocka, e luajti dy herë, më 1976 dhe 29 vjet më vonë, më 2005, kur edhe fitoi çmimin si “Aktori më i mirë” në festivalin “Apollon” të Fierit. Ka dhënë ndihmesën e tij edhe si shkrimtar humorist, duke shkruar skeçe e pjesë për fëmijë, që kanë merituar çmime e vlerësime. Jo vetëm në teatrë por dhe në filmat shqiptarë ka dhënë një kontribut të çmuar. 

46495528_942405466147338_8989067951516680192_n.jpg

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...