Ibrahim Kodra, simbol i miqësisë mes Europës e Shqipërisë

Premte, 30 November 2018 12:55

Në ditën Kombëtare të Pavarësisë së Shqipërisë, selia e Ministrisë së Jashtme Italiane i ka hapur dyert "Shqipërisë Fantastike" të artistit të madh shqiptar Ibrahim Kodra.

Fatos Faslliu: Kemi filluar në Muzeun permanent të Milanos, kemi vazhduar në Galerinë Kombëtare të Maqedonisë, në Durrës, në Milano përsëri, në Breshia dhe do të mbyllet në Lugano me 1-15 dhjetor.

Administratorja e Fondacionit Kodra në Lugano të Zvicrës thekson identitetin shqiptar të piktorit të madh.

Maria Pacolli: Mjeshtri Kodra ka qënë gjthmonë një simbol i miqësisë mes Europës e Shipërisë, duke që ai vetë është pjesë e kulturës europiane. Për ne si adminstratorë të Fondacionit Kodra është mjaft e rëndësishme të jemi sot këtu në Romë në selinë e Ministrisë së Jashtme italiane. Veprat që ekspozojmë sot shfaqin identitetin e tij shqiptar, origjinën e tit, por dhe kulturën si një pjesë integruese e botës europiane.

Italiania, Laura Saplinger, është një koleksioniste private e veprave të artit e lidhur mjaft me mjeshtrin Ibrahim Kodra, jo vetëm si artiste, por dhe për faktin se kur ishte student në Itali, Ibrahim Kodra ka jetuar në familjen e saj, e cila për 5 vite me radhë i garantoi sigurinë ekonomike e qetësinë e nevojshme që i duhet një artisti në hapat e tij të parë.

Saplinger ka në koleksionin e saj rreth 43 vepra të artistit Kodra, njeh mirë çdo pikturë të tij, momentin e historinë e realizimit të tyre.

Sipas saj, "Totem" është piktura më domethënëse.

Laura Saplinger: Kam një lidhje të veçantë shpirtërore e artistike me mjeshtrin Kodra gjë që më ka shtyrë ta mbështes artin e tij e të ekspozoj nëpër botë një pjesë të koleksionit të tij. Vepra më përfaqësuese për artin e Kodrës është padyshim "Totem", pikturë me të cilën ai ishte mjaft i lidhur. Është një pikturë që shpreh njeriun modern e për të cilin Kodra ishte mjaft largpamës. Pra njeriu modern që po robotizohet, por që ka ruajtur shpirtin e tij njerëzor. Kodra ishte një largpamës i vërtetë.

Ambasadorja shqiptare në Romë, Anila Bitri, shpreh rëndësinë e këtij aktiviteti.

Anila Bitri: Nën ngjyrat dhe simbolet kombëtare, menduam që  vendi ku më bukur mund të bashkoheshin, shfaqeshin dhe manifestoheshin të gjithë këto elementë dhe detaje, ishte vetë Ministria e Jashtme italiane.

Mes pikturave të shfaqura spikat "Shqipëria Fantastike" të cilën Ibrahim Kodra e realizoi më vitin 1997, në vitin më të turbullt në historinë e Shqipërisë postkomuniste.

Papa Gjon Pali i II e përkufizoi artin e mjeshtrit Ibrahim Kodra si një mesazh të vërtetë paqeje.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...