Artistët dhe pedagogët e Arteve në ekspozitën “Proces”

Premte, 30 November 2018 14:19

Artistët dhe pedagogët e arteve janë bërë bashkë në ekspozitën “Proçes”, që është e shpërndarë në tre galeri arti, ”FAB”, ”Zenit” dhe ”Kalo”.

Kuruar nga Ilir Kaso, ekspozita ndërthur procesin krijues me atë pedagogjik dhe shkencor, duke mundësuar simpoziume, punëtori dhe biseda të hapura mbi çështje të artit dhe pedagogjisë.

Nga 26 nëntor deri më 16 dhjetor jeta artistike do të jetë prezente në tre hapësira galerish për të diskutuar mbi artin pamor me vizitorët dhe njerëzit që e duan artin.

”Proçes” e vlerësuar si ngjarje kulturore prezantohet para publikut me pikturën, skulpturën, instilacionin, fotografi dhe videoart.

Emra të njohur të artit pamor bashkëkohor janë bërë bashkë në ngjarjen kulturore “Proçes” dhe krahas prezantimit të veprave të artit me filozofi të fortë social politike, ata nisin edhe procesin e diskutimit të artit pamor.

Në këtë ekspozitë janë punime të reja, që janë realizuar nga profesorët e arteve por dhe të punuara në vite.

Artistët me krijimtarinë e tyre në “Proçes” janë Albes Fusha, Arben Bajo, Ardian Isufi, Ardian Pepa, Edison Çeraj, Edmond Gjikopulli, Ergys Krisiko, Ermal Baboçi, Fatmir Miziri, Florian Haxhihyseni, Gazmend Leka, Harri Aleksi, Kreshnik Xhiku, Merita Selimi, Mikel Temo, Orlis Vathi, Sadik Spahija, Shpëtim Kërçova, Viktor Ferraj, Vladimir Llakaj dhe Vladimir Myrtezai. 

Login to post comments