Nata e parë gjysmëfinale mbahet sonte në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Nata e dytë mbahet nesër, e enjte, derisa finalja e madhe mbahet këtë të shtunë, 8 dhjetor.
Edhe këtë edicion emrat e mëdhenj të muzikës shqipe do të ngjiten në skenën prestigjioze derisa edhe emrat e rinj dhe talentët e zbuluara së fundi nuk mungojnë.
Këngët tanimë janë prezantuar në emisionin E Diela Shqiptare, ndërsa pritet të marrin duartrokitjet e publikut në sallë derisa performohen.
Këngëtarë të njohur, por edhe të rinj janë ngjitur në skenën e “E diela shqiptare” dhe kanë prezantuar këngët që do të garojnë për çmimin e madh. E gjithë vëmendja është drejt festivalit, ndërkohë që ka ngelur edhe një javë për prezantimin e projekteve të fundit dhe për të kaluar më vonë te netët gjysmëfinale dhe finalja, që do të shpallë fituesin e këtij edicioni të 20-të.
Por tashmë, publiku e ka dhënë vlerësimin e tij, duke klikuar në “Youtube” këngët më të pëlqyera nga ata deri tani. Edhe pse disa favorizohen nga fakti që janë publikuar më herët se të tjerat, deri tani duket se 5 të preferuarat, referuar klikueshmërisë në “Youtube” janë disa këngë dhe emra të njohur.
Kështu, në krye të listës qëndron Stresi me “Të du mom” me 2.6 milionë klikime. Kjo këngë pasohet nga Ardit Çuni dhe Daniela Toçi me “Qaj”, me 1.98 milionë klikime. Pasohet nga Kanita me “S’jemi ne” me 1.8 milionë, Ronela Hajati me “Vuj” me 1.3 milionë dhe Fifi ft Mc Kresha me “Psikopatja jote”, me 1 milion klikime.
Festivali më i madh në Shqipëri “Kënga Magjike” është gati për edicionin e tij të 20-të, ndërkohë që priten këtë javë dhe tre emrat e fundit BIG dhe emrat e kategorisë “New Artist”, që do të zgjidhen nga juria. Gjithçka është gati për netët “live”. Për herë të parë këtë vit “Kënga Magjike” njoftoi edhe se ka risi në transmetim, ngaqë shikuesit do të kenë mundësinë ta ndjekin edhe “livestream”.
Në njoftimin e festivalit thuhet: “Këtë 20-vjetor festivali “Kënga Magjike” sjell një risi teknologjike. Për herë të parë në Shqipëri Livestream në VR. Mund të përjetoni emocionet e skenës, edhe nga shtëpia, nëpërmjet realitetit virtual. Sa për garën, si çdo vit tjetër fituesin e përcaktojnë vetë artistët me votat e tyre, të cilat bëhen krejtësisht të ditura në natën finale të festivalit.