Skandali i radhës për Ministirnë e Kulturës vjen nga Franca, që Mirela e ka aq përzemër e që UNESCO-n e paraqet si mbështetësen e “punëve” të saj, por kësaj here po UNESCO e nxori zbuluar, sepse e ka futur lahutën në listën e trashëgimisë kulturore serbe. Pavarësisht se ministerja mundohet që të justifikohet se “nuk ka ende votim”, apo vendim, përsëri është e qartë se lahuta është prezantuar nga Serbia, në Listën Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit dhe jo nga Shqipëria. Organizata beson se instrumenti nuk ka origjinë shqiptare, por serbe. Edhe pse këndimi me lahutë ka gjurmë të forta në historinë e disa prej trevave të Shqipërisë, tanimë do të njihet në të gjithë botën si vlerë kulturore e Beogradit.
Përpos këtij vendimi të çuditshëm të UNESCO, pala shqiptare mendon se “ende nuk ka marrë asnjë masë apo vendim për këtë gjë”. Nëpunësit e saj janë të paaftë, akademikët i ka zënë halli e gjumi, nuk kanë kohë të përgatisin dosjen dhe ajo dosje që është paraqitur nuk e merr njeri parasysh.
Por Ministria e Kulturës krenohet se u miratua kërkesa e Shqipërisë për asistencë ndërkombëtare për projektin e krijimit të Inventarit Kombëtar të Pasurive Kulturore Jomateriale që do të krijojë një bazë të dhënash në nivel rajonal dhe kombëtar për këtë kategori.
Sic shikohet nga më sipër puna e lahutës ka marrë fund dhe ministria po përpiqet që të gjejë një gjuhë të përbashkët me vendet fqinje për ta marrë edhe ajo një pjesë nga kjo trashëgimi, duke shpresuar në zemërgjerësinë serbe apo malazeze, me justifikimin se eposi është kënduar në Ballkan me lahutë. Ministria hidhet degë më degë dhe “ka aq shumë punë”, saqë po përgatit dosje të tjera, kur nuk është e zonja të mbajë as Gjirokastrën, as Beratin, as polifoninë e as ato që ka në proces.