Në kuadër të shënimit të 550 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit Skenderbeut, Bashkësia Shqipëtare Prefektura e Istrës me 08.12.2018 në lokalin e saj në Pullë të Kroacisë organizoi promovimin e librit „ Skenderbeu në letërsinë kroate“ të botuar nga shoqata e Artistëve shqiptarë në Kroaci DEA.
Mysafirë ligjërues ishin:
Don Rikard Lekaj – meshtar në Katedralen e Pullës
Zonja Lilijana Koci – autore e librit
Dr.sc Marija Buzov – këshilltare shkencore
Në kuadër të këtij promovimi të pranishmit ndoqën premijerën e filmit dokumentar „Skenderbeu 550 vite në Europë“ në rezhinë e z. Viktor Ramaja.
Qëllimi i një promovimi të tillë ishte që sa më shumë të njihemi me ndikimin që pati jeta dhe vepra e Skenderbeut jo vetëm në historinë tonë kombëtare por edhe ne ate Europiane dhe botërore, si frymëzim jo vetëm i prirësve luftarakë, rilindasve kroatë por edhe artistëve europiane dhe botërorë.
„Lirinë nuk e solla unë, por e gjeta këtu…..“
Gjergj Kastrioti Skenderbeu , Kuvendi i Lezhës 1444