“Prostituta” e Leka Bungos, premierë në Teatrin “Kujtim Spahivogli”

E Enjte, 13 December 2018 14:05

Vepra teatrale “Prostituta” vjen premierë në Teatrin “Kujtim Spahivogli”, datë, 14 dhjetor, ora 19:00. Vepra flet për një histori të vërtetë, e vërtetë deri në dhimbje.

Ajo zë fill në vitet nëntëdhjetë, kur ata ishin ende të rinj. Ngjarja flet për një vajzë 16-vjeçare e cila ka rënë pre’ e prostitucionit në moshë të brishtë. Ajo erdhi në kishë për t‘u rrëfyer pikërisht ditën e Krishlindjes.

Të tillë rrëfim tronditës nuk ishte dëgjuar ndonjëherë, jo vetëm nga njerëzit, por as nga dhomëza e vogël e Sankristisë në Kishën e Zojës.
Ajo e nisi rrëfimin e saj… “Padre, ndoshta nuk ju ka rastisur asnjëherë që një prostitutë të rrëfehet përpara jush”.
Përjetimet dhe kujtimet e saj vijnë në këtë shfaqje nëpërmjet gjetjeve regjisoriale, të cilat do ju mbajnë gozhduar për sa i përket zhvillimit të ngjarjeve duke iu drejtuar zgjidhjes finale të veprës.
Një dramë rrënqethëse që ka për autor dhe regji Leka Bungon, e që interpretohet nga aktorët: Julinda Emiri, Viktor Zhusti, Bujar Asqeriu, Mehdi Malka, Natasha Sela, Vangjel Toçe. Formulimi Muzikor: Diana Ziu, Kristi Bello.

As/regjisore: Klaudia Bastari, Producent: Edmond Topi do të përcjell emocion dhe reflektim tek publiku i gjerë për jetën dhe vdekjen si e vetmja luftë dhe ekzistencë për njeriun.
Ai është babai i saj… vëllai… ai jam unë… jeni ju… jemi ne të gjithë.

Login to post comments