Tragjikomedia “Hollyshit” fton për katarsis shpirtëror

Tuesday, 18 December 2018 16:09

Tragjikomedia ”Hollyshit” erdhi gjatë fundjavës për publikun në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Tragjikomedia bazuar në veprën e autores Marie Jones “Gurë në xhepat e tij”  erdhi në skenë nga regjisori Ilir Bokshi.

Rolet në vepër erdhën nën interpretimin e aktorëve nga Kosova Adrian Morina dhe Ylber Bardhi. “Hollyshit” erdhi në skenën  e Tiranës pas një sërë suksesesh.

Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” shkruan për shfaqjen se pavarësisht qasjes minimaliste që ka zgjedhur regjisori, dy aktorët Adrian Morina dhe Ylber Bardhi shpalosin para publikut një seri personazhesh, duke e shndërruar shfaqjen në një spektakël të vërtetë, ku publiku qesh dhe qan ashtu siç edhe e ka për detyrë teatri, të arrijë një katarsis shpirtëror.

Në qendër të historisë në vepër janë Çarlli Konllon dhe Xhejk Kuin, të cilët sikurse shumica e banorëve të qytezës, janë punësuar si statistë filmi. Komedia rrjedh nga përpjekjet e produksionit, që të krijojnë një “ndjesi provinciale”, një nocion romantik, i cili shpesh bie ndesh me realitetin jetësor.

Kjo tragjikomedi ka marrë pjesë në disa festivale dhe është shfaqur në teatro të ndryshëm. Teatri AAB “Faruk Begolli; teatri Dodona-Prishtinë; teatri i qytetit-Gjilan; teatri “Adriana Abdullahu” në Ferizaj kanë pasur në skenë këtë vepër.

Në festivalin “Kokofest” në Korçë “Hollyshit” ishte fitues i çmimit “Regjia më e mirë” regjisori Ilir Bokshi, si dhe çmimi “Aktori më i mirë” u nda për të dy aktorët Adrian Morina dhe Ylber Bardhi, shfaqja ka marrë pjesë dhe në “Komediafest” në qytetin e Gjakovës, në “Othello” në Gostivar sërish fitojnë çmimin “Aktori më i mirë” aktorët në shfaqje, në “Prishtina Internatinal Theatre” fitojnë tri çmime “Best Play-Media choice”; “Best Play-Student choice” si dhe çmimin kryesor të festivalit “Best Actor”, tashmë “traditë e kësaj shfaqje” çmimi ndahet në dysh për aktorët Adrian Morina dhe Ylber Bardhi”.

Login to post comments