Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin më të madh evropian ”Eurovison”, që vitin e ardhshëm do të zhvillohet në Izrael. Jonida Maliqi u shpall fituese e festavilit të 57 në RTSH me këngën “Ktheju tokës” me muzikë dhe poezi të Eriona Rushitit. Këngëtarja fitoi 228 pikë nga juria.
Ashtu siç përflitej edhe më parë Jonida kishte shprehur ambicjen e saj për të marrë pjesë në këtë ngjarje të muzikës europiane (sigurisht pasi ia kishin premtuar fitoren, siç është bërë edhe disa herë këto vitet e fundit). “Nuk e besoj dot! Falenderoj ata që e krijuan këtë këngë!”, u shtir Jonida, pas fitores, duke u përpjekur që të dukej e emocionuar dhe se nuk kishte asgjë të parapërgatitur. Ajo është një këngëtare e shkëlqyer, por fitorja nuk erdhi me meritë, pasi meritën kryesore e ka Drejtori, Thoma GëllçI!
Gjithsesi, këtë edicion e fitoi me këngën “Ktheju tokës” këngëtarja Jonida Maliqi që nënkupton se kjo këngë ka fituar të drejtën e përfaqësimit shqiptar në Eurosong 2019 në Izrael. Këtë vit kënga përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovision do të këndohet në gjuhën shqipe. Vendi dytë shkoi për Ledia Lufi dhe i treti për Eranda Libohovën. Ndërkaq Marko Strazimiri dhe Imbro ishin fitues të çmimit të të rinjve, ndërsa çmimi i medias ishte për Eranda Libohovën.
Reagimet pas festivalit kanë qenë të shumta. Jo të gijtëh e kanë mbështeur fitoren e Jonidës, pasi mendojnë se ishte e paracaktuar dhe e paravendosur, pse jo nga drejtori, Thoma Gëllçi.
Kompozitori Miron Kotani, reagoi që në zgjedhjen e finalistëve, duke thënë se “Një votim artistik nuk e bëjmë dot transparent ne shqiptarët. Mendo zgjedhjet pastaj...! Se si u votua e se si u zgjodhën këngët finaliste në Fest 57 kete nuk e mesoi e nuk diti kush, përveç "Drejtorit".
Historia perseritet. Me kujtohet Orgesa Zaimi perpara disa vitesh ne nje kompozim te Diana Ziut, qe ishte vertet material potent e nder me te bukurat e atij viti qe "Drejtori" e eleminoi menjehere e me koshience te plote, e njejta gje ndodhi kete vit me Elona Islamaj qe ishte vertet materiali me dinjitoz e domethenes i ketij eventi. Turp dhe diskretitim per te gjithe anetaret e Jurise! Festivalit i iken ( ka ikur prej kohesh) thelbi : Gara dhe Konkurenca.......duke u kthyer thjesht ne nje koncert pa emocione e pa shpirt artistik. Rrofte "Drejtori"......!!!!!”
Po ashtu edhe këngëtarja e mirënjohur ndër vite, Myfarete Laze, shkruan se “Me pelqeu shum Festivali sidomos dy netet e para… Kur degjova perzgjedhjet per naten finale u zhgenjeva. Sa keq me erdhi per dy netet po edhe ketu u tradhtuan vlerat?”
Jonida Maliqi, këngëtarja me vokalin e veçantë dhe stilin e pangatërrueshëm, ka prekur skenën e Festivalit të Këngës që në moshën 13-vjeçare në duetin me Aleksandër Rrapin, “Planeti i fëmijëve”, në vitin 1995 dhe dy vite më pas në duet me Kastriot Tushën, “Flas me engjëllin tim”. Me një pjekuri tjetër artistike, Jonida prezantohet në vitin 1999 me këngën “Do jetoj pa ty” dhe në tre vitet pasardhëse me këngët “Çast”, “Ik” dhe “Do humbas me ty”. Rikthimi i saj në vitin 2004 me këngën “Frikem se më pëlqen” do të shpërblehej me çmimin e tretë. Dy vite më vonë Maliqi prezantohet me këngën “Pa identitet” dhe në Fest’ 46 me këngën “S’ka fajtor në dashuri”. Me sukses ka prezantuar edhe Festivalin e 49-të të Këngës në RTSH. Ajo u kthye në Fest ’57 pas 11 vitesh.