Qyteti i Shkodrës në këto prag festash po sjell një atmosferë ndryshe për qytetarët e saj dhe vizitorët e shumtë që e vizitojnë. Aktivitete të shumta po zhvillohen këto ditë në Shkodër ku qyteti është veshur me petkun e festave dhe është zbukuruar me motivet tradicionale të festave të fundvitit. Shkodra n’Fest” vazhdon. Orkestra Frymore e bashkisë Shkodër, krijoi atmosferë festive sot pranë shtëpizave të vendosura në qendër të qytetit, në kuadër të aktiviteteve të fundvitit. Orkestra frymore demostroi në rrugët e qytetit duke krijuar një atmosferë të veçantë për të gjithë qytetarët e Shkodrës. Shkodra feston gjithmonë siç i ka hije me art dhe kulturë.