Regjisori i njohur Dino Mustafic ngjiti në skenën e Teatrit Migjeni në Shkodër shfaqjen “Jugori”. Shfaqja ndërtohet sipas tekstit dramatik “ Jugori”, e shkruar në vitin 1968 nga autori i madh Gjerman Reiner Werner Fassbinder. Teksti flet hapur dhe ashper për mungesen e gatishmërisë për të pranuar atë që është ndryshe sipas orientimit seksual, racor, fetar dhe përkatësi etnike, për psikologjinë e turmes, duke provokuar mentalitetin e shqetësuar ( të ulët) qytetar.
Gjatë shfaqjes në një vend të vogël në Bavari vjen një i huaj si krah i lirë pune, qe shkakton reagime të njëpasnjëshme të cilat në fund sjellin edhe dhunë. Pjestarëve të shfaqjes nuk ju intereson vetëm ardhja e fuqisë punëtore të huaj, por mbajtja e qëndrimit në raport me të gjithë “ të tjerët”. Merremi me ksenofobinë dhe mënyrën se si lind ajo: si nga stereotipi lind paragjykimi, e nga frika urrejtja, e cila pasohet me dhunë.
Në shfaqje janë nëntë persona të cilët pasi mes tyre përnjëherë shfaqet “ tjetri” i cili zë vendin e tyre në tregun e punës, kapërcejnë nga qëndrimi neutral dhe i distancuar i qytetarëve të qetë, përmes thashethemit, rrëfimeve të fryra, deri në frike dhe pastaj kalojnë në dhunë. Si konteksti shoqëroro-politik nga koha e Fassbinderit dallohet nga e sotmja, kemi bere adoptimin përmes rrëfimit personal, në të cilin kombinohen teksti origjinal i Fassbinderit, me rrëfimet tona autoriale dhe dokumentare përmes faktografise, sipas raportit të vendeve të BE-së ndaj emigrantëve.
“Ajo qe mundohemi të shfaqim bazohet në hulumtimet sociologjike, intervistat me emigrantët në Europë, të dhënat nga forumet e internetit dhe materialet dokumentare si dhe deklaratave të bashkë atdhetarëve tanë mbi temen e ksenofobise dhe mundësisë që në të ardhmen të vijne punëtorë të huaj. Ne mundohemi të shohim nëse ekziston ndonjë aspekt human përmes së cilit të arsyetojmë veten dhe “ tjetrin”.
Ne mundohemi të themi se nuk është e nevojshme që të jemi ashtu siç shpesh na shohin të tjerët sepse jemi nga Ballkani. Ne mundemi dhe duhet të gjejmë rrugën e mirëkuptimit dhe se drejtimi i shoqërise tonë në të ardhmen që” tjetri” dhe i ndryshmi të bëhen bashkëbisedues.Ky është një nga projektet më të medha teatrore në Shkodër, me ndërthurjen multimediale, kërkesave të produksionit, organizimit dhe numrit të bashkëpunëtorëve”, shprehet regjisori.