Tenori kosovar me “La Bohème” në skenën e New Yorkut

E mërkurë, 26 December 2018 12:56

Në shënimin e 10-vjetorit të themelimit, “Amore Opera” ka realizuar një produksion të mrekullueshëm me “stil të vjetër” të operës së famshme të Puccinit, “La Bohème” që ka nisur të shfaqet prej 21 dhjetorit e do të zgjasë deri më 29 dhjetor.

Tenori i njohur kosovar, i cili po bën karrierë në SHBA, Riad Ymeri është pjesë e kastës në tri shfaqje, duke në rolin e Rodolfos të cilin për herë të parë e sjell të plotë. Dy perfromanca tashmë janë dhënë, ndërsa të fundit, Ymeri do ta ketë të shtunën e kësaj jave. Ai ka bërë të ditur se ky produksion i operës është pritur shumë mirë. Për të ka shkruar edhe e përditshmja prestigjioze “The New York Times”, duke e futur në listën e pesë koncerteve të muzikës klasike që duhet ndjekur gjatë vikendit, shkruan sot Koha Ditore.

“La Bohème” vjen si produksion i “Amore Opera”, derisa inskenohet në “The Riverside Theatre”. “Amato Opera” ka qenë një kompani operistike në Manhattan të New York Cityt. Kompania ishte themeluar nga çifti Anthony dhe Sally Amato, dhe prezantuan opera në shkallë të vogël me orkestër të reduktuar dhe bileta të lira.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...