“Tag” mbyll shfaqjet e tij në ”arTurbina”

E mërkurë, 26 December 2018 13:53

“Tag” përfundoi rrugëtimin e tij duke lënë pas jehonën e duartrokitjeve të publikut në ”arTurbina”.

Për 18 netë radhazi, publiku shijoj interpretimin e aktorëve Olta Daku,Gert Ferra, Indrit Çobani, Adelina Muca, Mehdi Malka, Sokol Angjeli, Ardian Cerga, Erjona Kakeli, Besmir Bitraku, Artan Imami, Genti Deçka dhe Raimonda Bulku.

Penës së Bashkim Hoxhës, regjisoria Andia Xhunga i dha jetë duke sjellë në skenë përmes komedisë një fenomen aktual siç është ai i rrjeteve sociale.

Shfaqja kishte në thelb rutinën e një fshati të largët do ta gjallërojë ardhja e papritur e një vizitori nga qyteti. Pas një keqkuptimi të lindur në facebook, jeta e tij dhe e gjithë banorëve të fshatit do të marrë një kuptim tjetër.

Nga vetë titulli, “Tag”, kuptohet që vepra lidhet me rrjetet sociale, të cilat janë kthyer në një virus, pse jo edhe shkatërrues për shoqërinë.

Dramaturgu nxitet nga një shqetësim i së përditshmes për të ndërtuar një vepër, e cila nuk të bën vetëm të qeshësh me situatat e krijuara prej ngatërresave e krijuara pikërisht nga komunikimi virtual mes njerëzve, por edhe të reflektosh mbi largësinë shpirtërore që kanë mbjellë rrjetet sociale.

Në mënyrë ironike, autori i ka vendosur ngjarjet në një fshat, i cili i ka harruar të gjitha punët dhe është zhytur në “Facebook”. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...