Sopranoja nga Kosova, Elbenita Kajtazi po shkelë tashmë skenat më të njohura operistike ndërsa së fundmi ka njoftuar se do të debutojë me një rol të madh nga opera Le Nozze di Figari, shkruan KultPlus.
Gjatë karrierës së saj në Gjermani, Kajtazi njofton se ka luajtur jo dhe pak role por ky është një nga rolet më të vështira që sopranoja kosovare ka marrë përsipër.
“Roli i Susannës do jetë një ndër rolet më të vështira që kam debutuar deri tani, por jam shumë e lumtur ta kem edhe këtë rol të mrekullueshëm nga opera Le Nozze di Figaro në listën time eventualisht të gjatë “, ka shkruar Kajtazi.
Kajtazi tutje ka njoftuar se me këtë rol do të ngjitën në skenën e Operës së Hamburgut “Staatsoper Hamburg”.
“Mezi pres ta debutoj e ta shijoj çdo sekondë të kësaj shfaqje në skenën e mrekullueshme të Operës së Hamburgut, Staatsoper Hambug”, ka shkruar tutje Kajtazi.