Kur Alfred de Musset frymëzon këngë për emigrantët

Premte, 04 Janar 2019 08:54

”Lamtumirë! Besoj se në këtë jetë nuk do të t’shoh më kurrë”, këtë varg të shekullit XIX të Alfred de Musset e ka huazuar një grup rock-u boshnjak për të pasqyruar dramën që përjetojnë migrantët.

Në fillim të këtij viti, më shumë se 23 000 migrantë kanë kaluar nga Bosnja, një shtet i shkatërruar nga një lufte ndërkomunitare në vitet ’90, që ka shkaktuar 100 000 të vdekur dhe më shumë se dy milionë refugjatë, për të mbërritur në Europën Perëndimore.

Shumica prej tyre, para se të nisen për në Kroaci, shtet anëtar i Bashkimit Europian, u ndalën për disa ditë, madje disa prej tyre për disa muaj në Bihac, një qytet i vogël në veriperëndim të Bosnjes.

“Qytetarët nuk ishin të përgatitur për një fenomen të tillë. Gjatë luftës, njerëzit iknin nga Bihaci, ndërsa sot presim refugjatë në këtë qytet”, thotë 32 vjeçari, Jure Petroviç, lideri i “Jall aux yeux”, një grup rock-u me shtatë muzikantë boshnjakë që këndojnë në frëngjisht.

Pra, poema ”Lamtumirë!” e shekullit XIX e shkruar nga Alfred de Musset, mori një tjetër kuptim.

Ky tekst, që në origjinë flet për një dashuri të humbur, sot tregon vuajtjen e njerëzve që ikin nga shtëpiat e tyre për të gjetur një lumturi diku tjetër.

”Në kërkim të paqes, të një jete më të mirë, më të sigurt, ata u thonë lamtumirë shtetit të tyre, duke e ditur që nuk do të kthehen më”, thotë profesori i ri i frëngjishtes, latinishtes dhe historisë.

”Ështe një thyerje, një ndarje mes një individi dhe idealeve të tij, atdheut të tij, që nuk i dha shansin të kalojë një jetë të denjë për një njeri”, thotë Petroviç.

Grupi, i krijuar në 2016, që sapo nxori albumin e tij të parë, prezantoi klipin ”Adieu!”, (”Lamtumirë!”), (https://www.youtube.com/watch?v=e-uRpMgEDxA).

Ne sfond, mund të shohim imazhe të migrantëve që kanë kaluar Bosnjen gjatë gjithë këtij viti. Ata janë xhiruar nëpër kampe, rrugë por edhe gjatë një ballafaqimi me policinë doganore.

Tekstin në frëngjisht e këndon Mirzah Piraliç, një boshniak që ka emigruar në Francë në 1989 dhe që nuk bën pjesë në grup.

”Jam i huaj që i vogël. Në Francë më thërrasin ‘boshnjaku’, kur kthehem në Bihac, më thërrasin ‘francezi’. Kjo temë është perfekte për mua”, thotë këngëtari.

Login to post comments