Artistët: Mirela Kumbaro e shkatërroi kulturën, do ta çojmë në prokurori!

Tuesday, 08 Janar 2019 15:16

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit zhvilloi të dielën një mbrëmje nën shoqërinë e poezisë, këngës në sheshin e teatrit për të përkujtuar 80-vjetorin e vendosjes së gurit të parë për ndërtimin e kompleksit të Teatrove Kombëtare. Në 80- vjetorin e vendosjes së gurit të parë për ndërtimin e Teatrit Kombëtar, aktorë dhe regjisorë shprehen se për Teatrin Kombëtar ndër vite nga Ministria e Kulturës nuk është menduar, duke e lënë që të degradonte. Regjisori Edmond Budina shprehet se është një krim ajo që është bërë më godinën e Teatrit Kombëtar ndër vite. “Është një krim që është bërë për godinën e teatrit pa investime prej vitesh me qëllim për ta shkatërruar atë, për të shkatërruar kulturën kombëtare dhe teatrin në përgjithësi. Për mendimin tim qeveritë e lanë ashtu në mënyrë të qëllimshme. Ne do ta mbrojmë teatrin, ai mund të rikonstruktohet, por mund të kthehet në një teatër funksional me të tëra parametrat dhe komoditetet. 80 -vjetori i asaj godine është një jetë artistike e stërmbushur me evenimente, me ngjarje, me histori. Që kur është themeluar ai teatër është kujtesa emocionale e kombit shqiptar e përmbledhur në atë ndërtesë. Apeli im për ministren e re, ajo duhet t’i thërrasë mendjes dhe të thotë ky teatër duhet shpëtuar, por jam i bindur që ajo nuk ka asgjë në dorë”, pohon regjisori Edmond Budina.  Aktori Neritan Liçaj shprehet se do të mbrojnë Teatrin Kombëtar, por ministrja e Kulturës në largim Mirela Kumbaro nuk bëri asgjë për artistët dhe teatrin. “Kërkesat tona janë të ditura për teatrin. Të kthehet ligji për teatrin, të bëhet statusi i artistit, të rikonstruktohet godina e teatrit. Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro nuk bëri asgjë për teatrin, por shkatërroi, dhe tani do të shkojë përpara gjyqeve. Ne do ta çojmë në prokurori, nuk e lemë. Më vjen keq që godina ka degraduar, u la pa vëmendje prej vitesh”, shprehet aktori Liçaj. Për aktorin Sokol Angjeli godina e Teatrit Kombëtar ka vlerat të mëdha dhe për lindjen e institucioneve të tjera të artit. “Një godinë, që është ndër gjërat e mia më të dashura në jetë. TK është një godinë që nga rrjedha e historisë ka shkruar një pjesë të historisë së Shqipërisë dhe të lindjes së një pjese të madhe të institucioneve artistike, që vazhdojnë të japin kontribut në jetën artistike në vend, duke filluar që nga TOB, Filarmonia Shqiptare që është themeluar po në ambientet e teatrit, tek institucionet e tjera që thotë dhe studiuesi Aurel Plasari, të Institutit të Arteve sepse klasa e parë e amatorëve dhe regjisorët e rinj kanë filluar në ambientet e Teatrit Popullor ato vite”, pohon aktori. Më tej ai shprehet se ndër vite të gjitha qeveritë nuk pyetën për teatrin. “Kanë munguar investimet për mirëmbajte të teatrit, të gjitha qeveritë nuk pyetën për teatrin”, shprehet aktori Sokol Angjeli.

Modifikuar më Tuesday, 08 Janar 2019 15:17
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...