Forumi ironizon Kumbaron: Requiem për epokën e Qerimesë!

Tuesday, 08 Janar 2019 15:37

Mirela Kumbaro ministrja në largim e Kulturës shprehet se në vitet që ajo drejtoi ministrinë janë shpëtuar dhjetëra monumente të kulturës. “Krenare po shumë ama, për punët e bukura të duarartëve të trashëgimisë kulturore, ku kemi shpëtuar e nxjerrë në dritë dhjetëra e dhjetëra monumente kulture, ja pak prej tyre nga viti 2018, në 2 minuta të vogla”, shkruan Kumbaro në profilin e saj në Facebook, ndërsa ka publikuar dhe një video me monumentet. Por Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore shprehet se në këto pesë vite sistemi i trashëgimisë nuk ka qenë asnjëherë më keq se sot. Publikimeve të fundit që ministrja në largim Mirela Kumbaro po bën këto ditë për monumentet e kulturës në vend, Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore i përgjigjet që premtimet në këtë sektor nuk janë mbajtur.

“Requiem për epokën e Qerimesë. Merita kryesore e Kumbaros ishte fakti që në këto 5 vjet sistemi i trashëgimisë nuk ka qenë asnjëherë më keq se sa sot. Asnjë nga premtimet e Partisë Socialiste në këtë sektor nuk është mbajtur. Sistemi i kujdestarëve të monumenteve nuk funksionon. Monumentet që bien janë pa fund. Qendrat e mëdha nuk kanë ciceronë. Të ardhurat e vizitorëve nuk dihet se ku shkojnë.  Durrësi një turp i madh i kësaj ministrie, Kruja e mbushur me ndërtime apo Butrinti ku ministrja ndërtoi një restorant mbi rrënojat antike”, shkruan Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore. Shumë kritik gjatë mandatit të ministres së Kulturës Mirela Kumbaro, Forumi vijon se në këto vite nuk pati asnjë risi në administrimin e trashëgimisë kulturore në vend.

“Ministria e Kulturës nuk solli asnjë risi në administrimin e trashëgimisë, por vazhdoi me sistemin, të cilin e përqeshi kur ishte në opozitë. Monumentet restaurohen me tender duke shkatërruar përfundimisht ekipet restauratore profesionale dhe në fund "risitë"qesharake" të Qerimesë: festivali i fustanellës apo banalitete të tjera si promovimi i leximit me fushata seksiste. Epoka e Qerimesë do të mbahet mend si një epokë e turpshme e trajtimit të trashëgimisë kulturore. Për fat të keq, me anonimatin që vjen pas saj paralajmëron ditë edhe me të këqija për trashëgiminë”, përfundon Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...