Orkestra Simfonike e RTSH-së nis vitin artistik me mjeshtrin Oleg Arapi

Tuesday, 08 Janar 2019 18:40

Orkestra Simfonike e RTSH e nis këtë vit artistik me koncertin e datës 11 janar, që do të zhvillohet në skenën e Universitetit të Arteve.

Me një program të pasur muzikor koncerti vjen nën dirigjimin e mjeshtrit të njohur Oleg Arapi. Në programin muzikor janë vepra të autorëve si Beethoven, Martinu, Brahms, dhe solistë janë Zamir Kabo në piano, Lena Neudauer në violinë, Leonhard Roczek në violonçel.

Mjeshtri Oleg Arapi ka dirigjuar koncerte me solistë shqiptarë dhe të huaj. Ka drejtuar formacione të ndryshme orkestrale në Avellino, Napoli, Salerno, Brindisi, Dibër të Madhe, Strugë, Prizren, Prishtinë, Sarajevë, në Katedralen Angleze dhe Qendrën Ndërkombëtare të Muzikës në Moskë, në Kapelën Perandorake në Shën-Petërsburg.

Ka drejtuar koncerte me Orkestra Filarmonike: në Poloni, Moskë, Ukrainë, Ekuador, Pragë, Shenzhen Kinë, Mendoza Argjentinë, Kazan, Voronezh.

Repertori i Dirigjentit përfshin veprat më të mira të kompozitorëve shqiptarë dhe atyre të huaj. Në 29 prill 2014 vuri në skenë Premierën Botërore të Operës “La cartomante” të kompozitorit italian Salvatore Valente. Në prill 2013, dekorohet nga Akademia Internacionale “Imperiali” e Italisë, me medaljen “Ylli i Artë”. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...