2018, vit i begatë për filmin shqiptar, u dhanë 12 premiera për publikun

E mërkurë, 09 Janar 2019 10:19

Qendra Kombëtare e Kinematografisë shkruan se arritje speciale e vitit që lamë pas ishte vlerësimi i filmave shqiptarë në festivalet e huaja. “Arritjet speciale të vitit 2018, për herë të parë një film shqiptar arrin të marrë vlerësimin maksimal në një festival ndërkombëtar filmi të Kategorisë A. Filmit artistik “Delegacioni”, skenari Artan Minarolli, regjia Bujar Alimani, u vlerësua me çmimin “Grand Prix”, në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Varshavë. Përzgjedhje dhe pjesëmarrje e 2 filmave të metrazhit të gjatë në festivale ndërkombëtare filmi të Kategorisë A: “Delegacioni”, në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Varshavë; “Streha mes reve” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Tallinn Black Nights Film Festival. U xhiruan 16 projekte filmike, duke shënuar kështu numër rekord xhirime të filmave brenda një viti”, shkruan QKK në Facebook. Gjatë vitit 2018 QKK hapi 3 sezone konkurrimi. “Në vitin 2018 pas procesit të vlerësimit fitojnë të drejtën për financim 36 projekte. 6 projekte filmike me metrazh të gjatë (bashkëprodhim minoritar), 8 projekte filmike me metrazh të shkurtër, 5 projekte filmike dokumentarë, 4projekte filmike të animuar, 6 festivale filmi, 7 projekte të ndryshme kinematografike”, bën me dije QKK, ndërsa shton se është hapur sezoni i konkurrimit për projektet për filma me metrazh të gjatë (karriere), filma me metrazh të gjatë - vepër e parë, projekte për zhvillim, si dhe projekte promocioni dhe distribucioni i filmit shqiptar. Gjatë vitit që lamë pas QKK bën me dije se janë përfunduar dhe kanë realizuar premierat për publikun 12 projekte filmike. Në filmat artistikë metrazh të gjatë përmendim “Ndërkombëtarët”, skenari Ylljet Aliçka, regjia Pluton Vasi, “Delegacioni”, skenari Artan Minarolli, regjia Bujar Alimani; “Streha mes reve”, skenari dhe regjia Robert Budina;  “Procedurat” skenari Suela Bako Ergys Meta, regjia Suela Bako, Ergys Meta;  “Martesa”, skenari Blerta Zeqiri, Kreshnik Berisha, regjia Blerta Zeqiri;  “Nëntori i ftohtë”, skenari dhe regjia Ismet Sijarina”; “Loja e parave”, skenari dhe regjia Antonio Morabito dhe “Holy Boom”, skenari dhe regjia Maria Lafi. Në filmat artistikë me metrazh të shkurtër përmenden “Atila”, skenari dhe regjia Benart Laze; “Ne kemi diellin”, skenari dhe regjia Petrit Ruka; “Poeti”, skenari Ylljet Aliçka, regjia Atina Laço dhe “Girls”, skenari dhe regjia Elkjana Gjipali.

Premierat 2018:

  1. “Delegacioni”, skenari Artan Minarolli, regjia Bujar Alimani
  2. Ndërkombëtarët”, skenari Ylljet Aliçka, regjia Pluton Vasi
  3. Streha mes reve”, skenari dhe regjia Robert Budina
  4. Procedurat” skenari Suela Bako Ergys Meta
  5. Martesa”, skenari Blerta Zeqiri, Kreshnik Berisha, regjia Blerta Zeqiri
  6. Nëntori i ftohtë”, skenari dhe regjia Ismet Sijarina”
  7. Loja e parave”, skenari dhe regjia Antonio Morabito
  8. Holy Boom”, skenari dhe regjia Maria Lafi
  9. Atila”, skenari dhe regjia Benart Laze
  10. “Ne kemi diellin”, skenari dhe regjia Petrit Ruka
  11. “Poeti”, skenari Ylljet Aliçka, regjia Atina Laço
  12. “Girls”, skenari dhe regjia Elkjana Gjipali.
Login to post comments