Flet Margarita Xhepa: Shembja e Teatrit do të ishte dhembje e madhe

Hënë, 16 Prill 2018 13:51

Shembja e Teatrit Kombëtar do të ishte një dhembje e madhe. Kështu është shprehur një prej aktoreve më të mëdha të vendit, Margarita Xhepa.

“Sigurisht që mirë nuk më vjen që të prishet, sepse aty kam gjithë jetën e punën time, çdo kujtim lidhet me atë godinë, megjithatë, le të bëhet si ta gjykojnë më mirë. E rëndësishme është që ka debat, nuk është lënë në heshtje çështja e teatrit dhe më duket se tani diçka do të bëhet. Sa për punën e prishjes e rindërtimit, ne kemi shumë vite që e dëgjojmë, nuk mbahet mend, aq e vjetër është bërë kjo bisedë. Po sido që të vendosin, le të fitojë zgjidhja më e mirë!”, shprehet Xhepa për Panorama.

Aktorja e shquar i referohet rasteve të përsëritura ndër vite për shembjen e teatrit që aktorët, më shumë se ne të gjithë, i dinë më mirë. Ende nuk mund ta dimë nëse kjo është zhurma e radhës apo teatri do të prishet vërtet.

Login to post comments