Skenografi me famë botërore Florian Wieder, ka në dorë tashmë skenografinë e Eurovision 2019, i cili do të mbahet në Tel Aviv.
Ai është një dizajner gjermano-hebraik i cili konsiderohet si një ndër më të mirët në botë. Florian iu besua skena edhe vitin e kaluar në Lisbonë.
Kësaj radhe skena e Eurovisionit përshkruan një diamant dhe përbëhet nga qindra trekëndësha.
Sipas Wieder, skena që ai krijoi për Festivalin e Këngës në Eurovision 2019 në Tel Aviv kombinon elemente të traditës hebraike dhe frymëzohet nga Ylli i Davidit dhe 12 Fiset e Izraelit.
Ai premton se skena e Eurovision 2019 do të jetë e jashtëzakonshme dhe e paharrueshme, një nga më të mirat ndonjëherë, me një hapje mahnitëse që do t’i lërë të gjithë të magjepsur.