Drama e baritonit Ylber Gjini: 30 vite në skenë, sot nuk kam para as për të vënë dhëmbët

Diel, 27 Janar 2019 10:23

Me aktivitetin artistik prej tre dekadash në Teatrin e Operës dhe Baletit baritoni Ylber Gjini është nga zërat më të vlerësuar. Një punë prej vitesh që i ka dhënë vlerësimin nga publiku në shfaqje të ndryshme në skena. Duke folur për vështirësitë në jetën artistike baritoni i njohur jo vetëm në skenën shqiptare, por dhe ato të huaja shprehet se duhet bërë një politikë arti që artistët të rrinë këtu dhe të mos largohen nga Shqipëria.

“Unë kam 30 vjet që vazhdoj aktivitetin tim artistik pranë TOB. Momenti më i vështirë në jetën time artistike është tani… Më kanë rënë dhëmbët dhe nuk kam aq para që ti vë. Punova gjithë jetën dhe nuk m’u dha një ndihmë që të vija dhe dhëmbët. Të punosh një jetë, dhe të mos jesh në gjendje të vësh dhe dhëmbët që të vazhdosh karrierën artistike në skenë. Për dhëmbët duhen dhjetë mijë euro, që të jem tamam për kanto, por si? Ndër vite shteti nuk ka menduar për artistët. I ndihmon shteti artistët, që janë akoma në skenë? Mua dhëmbët nga presioni i diafragmës i kantos më ranë. Është procesi i punës, që duhet. Nuk po themi që të gjithë artistëve duhet ti vënë dhëmbët, atyre të dramës për shembull nuk ka nevojë të ndërhyjë shteti, sepse nuk iu duhen si puna jonë”.

Lidhur me politikat e shtetit ndaj artit e operas ne veçanti, Gjini shprehet:  “Politikat e shtetit për artistët janë zero. E para, duhet statusi i artistit që për mua është dhe kryesori që mungon. Artisti nuk ka asnjë lloj të drejte, nuk ka status. Tani që po flasim unë nuk e di kur do të marr pensionin. Kur një miku im në Gjermani e di datën dhe orën kur do të marrë pensionin, edhe njeriu madje që do t’i japë lulet. Pra është caktuar dhe njeriu që do të japë lulet, dhe është korist jo solist si puna ime. Në vitet që ish ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro qëndroi në drejtim të Ministrisë së Kulturës nuk bëri asnjë gjë për artistët. Thjesht iu duk si sukses që bëri disa kontrata të jashtëligjshme me artistët në institucionet e artit në vend, dhe që i la artistët tani siç i shohim. Vijnë artistët në punë, dhe shumica po ikin jashtë, sepse këtu në Shqipëri nuk kanë të ardhme. Bëhen kontrata dy mujore apo tre mujore, por a do të martohen artistët? Do marrin kredi dhe duan shtëpi, duhet ta blejnë. Por si do ti marrin këta kredi? Nëse nuk ke siguri si do ti marrin? Sigurisht që nuk ka lidhje tani Teatri i Operës dhe Baletit me këto kontrata sepse janë bërë vite më parë, por ne ato kontrata që para disa vitesh kur u aplikuan i kemi kundërshtuar. Pra vetëm këtë bëri ish-ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, por dhe këtë që bëri e bëri të jashtëligjshme. Ne kemi në institucionet tona artistë shumë të mirë, që duhet të futen në punë urgjentisht, sepse janë vlera”.

 Lidhur me rikonstruksionin e TKOB, baritoni Gjini shprehet: “Po bëhet rikonstruksioni i Teatrit të Operës dhe Baletit, por të shikojmë kur të inaugurohet. Një gjë duhet ta kemi të qartë nëse bëhet një investim nuk është merita e ish ministres Mirela Kumbaro. Janë taksat tona. Ne duhet të heqim dorë që erdhi x ministër dhe e bëri, por jo sepse janë taksat tona. Kush bën një gjë janë taksat tona dhe nuk kemi pse t’ia dimë për faleminderit. Për teatrin do të flasim sërish kur të mbarojë, të shohim”.

  Artisi I mirenjohur nuk ka as tituj as çmime, edhe pse ka pasur kulme te interpretimit ne TOB.

“Jo, jo nuk kam marrë. As nuk bëhet fjalë titull “Mjeshtër i Madh” për solistët lirikë. Unë po bëj 30 vjet dhe solistët lirikë në opera nuk iu është dhënë asnjë titull. Unë se di si se si bëhen këto gjëra, por ata që marrin tituj duhet të jenë njerëz të zgjedhur dhe me background që i njohin këto gjëra, që t’i njohin fushat dhe aftësitë, kush e meriton. Janë tituj të çuditshëm shumë. Por duke qenë kaq shumë tituj, nuk e di pse duhet ta dua dhe unë. Nuk mund të krahasohem unë me titull njëlloj me ata që këndojnë tallava”.   

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...