“Serenatat në Opera”, nisin koncertet e 2019

Diel, 27 Janar 2019 10:21

Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit  e nisi këtë vit artistik me koncertin “Serenatat në Opera” te “arTuribna”. Është një cikël koncertesh që janë menduar të zhvillohen me artistët e TOB për publikun dhe hapja u bë mbrëmë me serenatat, por vepra premierë. TOB bën me dije se veprat erdhën si premierë absolute për publikun. “Në “arTurbina” si premierë absolute Serenatat e Elgar dhe Çajkovski, të prezantuara nga Formacioni i Harqeve të TOB”, shkruan teatri për këtë koncert, që do ti lërë më pas radhën dhe një tjetër koncerti mbrëmjen e sotme po te kjo skenë.  Tingujt e muzikës së kompozitorëve të njohur botërorë erdhën nën interpretimin e artistëve të TOB dhe drejtues i formacionit të harqeve në koncertin mbrëmshëm ishte Gëzim Bulçari. Dirigjenti i njohur Edmond Doko i vlerëson këto koncerte. “Janë formacione të vogla, janë koncerte ku përfshihen grupe nga orkestër ose solistë të veçantë sipas rastit. Në mungesë të një salle gjendet një rrugë alternative për ti shkuar spektatorëve vepra të muzikës së dhomës. Ne mbajmë të gjallë kontaktin me publikun, por nga ana tjetër rrisim dhe nivelin artistik të trupave. Orkestra e madhe ka tjetër program. Orkestra është zbërthyer në tre seksione kryesore dhe nga ana tjetër në bëjmë jetën muzikore, që nuk e bën dot orkestra e madhe. Pra të bësh Serenatën e Çajkovskit nuk mund ta bësh me gjithë orkestrën, por është e shkruar në një mënyrë që të interpretohet nga një grup instrumentesh”, tregon dirigjenti Doko. Gëzim Bulçari koncertmaestër i orkestrës së TKOBAP. Ai shquhet për interpretimet e tij virtuoze dhe me një muzikalitet të spikatur. Vjen për publikun artdashës në këtë premierë absolute “ Serenatat në Opera” si drejtuesi i formacionit orkestral por përgjatë këtyre viteve ka realizuar koncerte të shumta dhe recitale në bashkëpunim edhe me institucione të ndryshme kulturore në Shqipëri. Është iniciator i formacionit orkestral të “Primarëve të Operës”. Aktivitet që është vlerësuar nga specialistët e muzikës si iniciativë e rëndësishme për angazhimin artistik dhe pasurimin e jetës kulturore në vend.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...