Holanda përkujton 350-vjetorin e vdekjes së piktorit të madh, Rembrandt van Rijn.
Në galerinë ”Mauritshuis” në Hagë u hap një ekspozitë e veçantë me të gjitha pikturat e Rembrandtit, ku ndër të tjera ishte edhe portreti i fundit i artistit të famshmen “Mësimi i anatomisë nga Dr. Nicolaes Tulp” nga 1632.
Princesha Beatrice e Holandës do të hapë zyrtarisht ‘’Vitin Rembrandt’’.
“Rembrandt ka një kuptim të veçantë për çdo brez”, theksoi drejtoresha e ”Mauritshuis”, Emily Gordenker .
Për herë të parë, muzeu i ekspozon të gjitha 18 pikturat autentike që janë shtuar në koleksion gjatë shekujve.
Njëmbëdhjetë prej tyre ishin pikturuar nga ai sipas zbulimeve më të fundit shkencore, ndërsa pesë u ishin atribuar piktorëve të tjerë, ndërsa dy pikturat e tjera do të shqyrtohen në detaje.
Piktori me famë botërore u lind në Leiden në 1606 dhe vdiq më 4 tetor 1669 në Amsterdam.
Rijksmuseum në Amsterdam, me koleksionin më të madh në botë nga Rembrandti, planifikon të tregojë të gjitha veprat e piktorit në koleksionin e tij në një ekspozitë duke filluar nga muaji shkurt.