Agjencia Kombëtare e Diasporës ka firmosur një marrëveshje bashkëpunimi për realizmin e aktiviteteve kulturore me kompaninë e drejtuar nga violinisti i mirënjohur shqiptar Olen Çezari.
Sipas kësaj marrëveshjeje të nënshkruar nga Drejtori i Agjencisë, Dritan Delija dhe administratori i “OC International”, Olen Çezari, të dy palët do të bashkëpunojnë për organizimin e eventeve, koncerteve dhe aktiviteteve kulturore në Diasporë me qëllim përhapjen e trashëgimisë kulturore dhe identitetit kombëtar.
Emri i artistit shqiptar me famë botërore do të jetë një garanci për nivelin e aktiviteteve që do të zhvillohen nga Agjencia Kombëtare Diasporës, ndaj pjesë e bashkëpunimit do të jetë edhe këshillimi i vazhdueshëm artistik nga “OC International”, për aktivitete e parashikuara në programet vjetore të Agjencisë Kombëtare te Diasporës.