Një mbyllje hyjnore e La Traviatës nga Ermonela Jaho.
Prova se opera është forma më sublime e artit. Mbyllja e perdes në performancën e shqiptares Ermonela Jaho në ‘La Traviata’ është veç vërtetim i kësaj thënieje.
Royal Opera House ka publikuar një video ku Ermonela shihet e dërrmuar, por si një artiste e madhe e cila falenderon publikun e saj, dhe jep 100 % nga energji e saj.
Ermonela vjen në rolin kryesor në operën e famshme, e cila është shfaqur rreth 1 mijë herë në kinema, në rreth 23 shtete.
Ermonela Jaho mbetet ndër sopranot më të njohura shqiptare në botë.
“Kam dashur ta këndoj La Traviatën vetëm një herë në jetë, kam menduar se do të vdes pa e performuar” pati thënë Ermonela në një intervistë të sajën.